Për të pasqyruar punën e Policisë së Kosovës gjatë pandemisë Covid-19, është hapur ekspozita “Uniforma blu” sot në sheshin “Skënderbeu”, e cila do të qëndrojë e hapur deri në fundjavë.

Iniciuesja e kësaj ekspozite, Mihane Hoxha nga organizata joqeveritare “Culturat” tha se kjo është bërë në nderim të punës së Policisë gjatë kësaj periudhe.

Ndërkaq, kjo punë u vlerësua edhe nga vet pjesëtarë të Policisë së Kosovës./kp