​Hapet java e ndihmës juridike falas

 

Me një aktivitet vetëdijesues është hapur java e ndihmës juridike falas ku synohet të rritet vetëdija e qytetarëve për të drejtat e tyre.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ishte në këtë aktivitet tha se është e domosdoshme që qytetarët t’i dinë të drejtat tyre që i garantohen me Kushtetutë.

Ndërkohë theksoi edhe nevojën që të ketë një ndihmë juridike falas.

Drejtoresha e Agjencisë për Ndihmë Juridike falas, Anita Alaj Kalanderi tha se qasja në drejtësi është një kriterë i rëndësishëm për zhvillim demokratik.

Back to top button