Qendra e Studentëve (QS) në Prishtinë ka hapur konkurs për pranimin e studentëve në konvikte dhe për ushqim në mensë.

QS ka njoftuar për konkursin e pranimit për vitin akademik 2020/2021.

Nga Qendra e Studentëve kanë bërë të ditur mënyrën e aplikimit për pranim.

Njoftimi i plotë i Qendrës së Studentëve:

Për pranimin e studentëve në konvikte dhe ushqim në mensën e studentëve për vitin Akademik 2020/2021.

Duke u bazuar në raportin e vlerësimit dhe rekomandimet e IKSHPK-së me nr 724, datë 15.10.2020 për Qendrën e Studentëve në Prishtinë lidhur me pranimin-vendosjen e studentëve në konvikte në kohën e pandemisë Covid-19 kërkohet që të respektohen kriteret bazë :

• vendosja vetëm nga një student në një dhomë të konvikteve,

• respektimi i të gjitha masave anti covid të lëshuara nga IKSHPK, MSH dhe institucionet e tjera relevante.

Aplikimi bëhët përmes sistemit ONLINE. Linku për aplikim është i publikuar në web faqen zyrtare të QS-së https://qs.uni-pr.edu/… dhe në profilin zyrtar në facebook Qendra e Studenteve-Prishtine. Udhëzuesi për aplikim gjendet në linkun e shfaqur.

Në konviktet dhe mensën e QS-së pranohen studentët e rregullt të studimeve themelore, komuna e të cilëve është 25 km e më larg nga Prishtina.

Kriteret për pranim dhe pikët e mundshme:

1. Studentët nga Fakulteti i Mjekësisë, Fakulteti Teknik dhe Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore me notë mesatare 9.00 dhe me largësi 25 km e më shumë nga Prishtina, pranohen në konvikte pavarësisht totalit të pikëve që fitojnë.

2. Studentët nga fakultetet e tjera me notë mesatare 9.5 dhe me largësi 25 km e më shumë nga Prishtina pranohen në konvikte pavarësisht numrit të pikëve të tubuara.

3. Studentët për notë mesatare fitojnë (varësisht nga nota mesatare)…..….5 – 15 pikë

4. Largësia nga Komuna e Prishtinës…………….…………………………2 – 10 pikë

5. Studentët jashtë territorit të Republikës për largësi marrin….………..……..15 pikë

Studentët me status të vaçant për pikë shtesë sipas kategorive:

1. student (fëmijë) i dëshmorit ——————————————10 pikë

2. student (fëmijë) i prindit invalid të luftës —————————5 pikë

3. student, prindi i të cilit është veteran i luftës ————————4 pikë

4. student i të pagjeturit —————————————————5 pikë

5. student invalid civil i luftës ——————————————-5 pikë

6. student i prindit Martir nga lufta ————————————–4 pikë

7. student me aftësi të kufizuara —————————————–6 pikë

8. student i të burgosurit, politik ———————————–4 pikë

9. student me asistencë sociale ——————————————3 pikë

10.dy e më shumë studentë nga një familje aplikant në QS duhet të ngarkojnë

leternjoftimin e njëri tjetrit. ……………………………………….3 pikë

Të gjithë studentët e këtyre kategorive të cilët përfitojn pikë shtesë duhet që përmes sistemit ONLINE të ngarkojnë dokumentacionin e kërkuar.

• Studentët prindërit e të cilëve u përkasin kategorive të dala nga Lufta e UÇK-së vërtetimet, çertifikatat duhet ti marrin në Zyren [ndërtesën] e Qeverisë [ZKM-ZVL]

• Shoqata e të Burgosurve Politik, zyra qëndrore Prishtinë

• Shoqata e personave me Aftësi të Kufizuara – Hendikos, zyra qëndrore Prishtinë.

. Student i prindit martir nga lufta dhe student i të pagjeturit, vendimi i MPMS dhe çertifikata e bashkësisë familjare.

Sqarim: Njoftojmë studentët se pikët e fituara nga nota mesatare dhe nga largësia llogaritën në mënyrë automatike nga SEMS ndërsa studentëve nën asistencën sociale pikët i’u llogaritën përmes sistemit online. Andaj nuk është e nevojshme që këto dokumente të ngarkohen gjatë aplikimit.

•Konkursi mbetet i hapur deri me datën 07.11.2020, nga dita e shpalljës.

Studentët që kanë thyer Rregulloret në fuqi në Qendrën e Studentëve nuk do të pranohen në konvikte.

• Në konvikte do të pranohen studentët me numrin më të madh të pikëve të fituara.

Publikimi i rezultateve bëhet me datë 16.11.2020 në tabelat e konvikteve dhe faqet zyrtare të QSP.

• Afati për ushtrimin e ankesave ONLINE është 17 – 18 nëntor 2020.

• Publikimi i rezultateve të ankesave bëhet me datën 20.11.2020.