Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian dhe Përfaqësuesin Special të BE-së në Kosovë, Tomash Szunyog me të cilin ka biseduar për liberalizimit të vizave.

Haradinaj tha se ambasadori Szunyog në takim qartësoi se vendimi për liberalizimin e vizave është në dorën e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.

Nga ana e tij, ai tha ka shprehur qëndrimet e tij, duke kërkuar që BE të shtrijë dorën për Kosovën, me përkrahje konkrete në integrimin e saj në BE, dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës, tani kur pritet vendimi për liberalizimin e vizave.

Ndryshe, Kosova është vendi i fundit në rajon që nuk e gëzon të drejtën e lëvizjes drejt vendeve të Bashkimit Evropian.