Ka përfunduar takimi mes kreut të LDK-së, Isa Mustafa dhe atij të AAK-së, Ramush Haradinaj. Pas përfundimit të takimit, ky i fundit tha se qëllimi i takimit ishte diskutimi për Ligjin për Buxhetin dhe atë të Rimëkëmbjes Ekonomike.

Haradinaj ka folur edhe rreth aktakuzës ndaj presidentit të vendit, Hashim Thaci dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

“Kam qenë në komunikim të vazhdueshëm me udhëheqjen e PDK-së me Veseli dhe kolegët tjerë të PDK-së vazhdojmë komunikimin me presidentin Thaçi gjitha temat i diskutojmë por nuk kemi ndonjë rezultat të caktuar por ajo që ë kemi preokupim. Sot është Ligji për Buxhet dhe Rimëkëmbje Ekonomike”, tha Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se shpreson se nuk do ketë konfirmim të propozim aktakuzës për presidentin Thaçi dhe kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli.

“Besojmë edhe në këtë rast dhe shpresojmë se nuk do ketë konfirmim të propozim aktakuzës nëse ka ne nuk lëkundemi nga besimi në luftën e drejt të UÇK dhe pafajësinë e të luftëtarëve të UÇK-së të të gjitha nivele”, tha ai.

Haradinaj nuk ka dhënë përgjigje kur është pyetur se a do të bëhet president i vendit.

“Nuk e kam përgjigjen në këtë temë aktualisht”, tha ai.