Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka vizituar kryetarin e Obiliqit, Xhafer Gashin, për të cilin ka thënë se është dëshmuar për devotshmërinë e tij ndaj qytetarëve, ashtu siç u dëshmua në ditët kur luftonim për lirinë tonë.

“Në vizitë te kryetari i Obiliqit Xhafer Gashi, i dëshmuar për devotshmërinë e tij ndaj qytetarëve, ashtu siç u dëshmua në ditët kur luftonim për lirinë tonë. Me këtë rast, Xhaferit i ndava medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET”, për kontributin e tij në luftë dhe në paqe. Shteti i fortë, i udhëhequr nga njerëz të ndershëm, guximtarë e të përgjegjshëm është vizion i Aleancës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.