Haradinaj: Taksa të mbahet deri në njohje  nga Serbia

Haradinaj: Taksa të mbahet deri në njohje  nga Serbia

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ftuar për nesër në takim kryetarët e partive parlamentare. Takimi është paraparë të filloj në orën 14:00 në objektin e Kuvendit të Kosovës.

Haradinaj ka thënë se pret që të mos refuzohet bashkimi e përpjekja për unitet, në këtë moment vendimtar për vendin.

“Ne kemi para nesh mundësinë e unifikimit të qëndrimeve në dy tema: 1. Ecjen përpara me Amerikën apo pritjen për Evropën; 2. Taksën, për të cilën disa kërkojnë suspendim, disa heqje pa kushte, disa reciprocitet para apo pas heqjes”, ka deklaruar ai.

Qëndrimi  i AAK-së, siç bënë të ditur Haradinaj është se “taksa duhet të mbahet deri në njohje në kufijtë ekzistues nga Serbia”./21Media