Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas ftesës së Gjykatës Speciale, për ish-komandantin e përgjithshëm të UÇK-së, Agim Çeku.

Në një shkrim të tij në rrjetet sociale, Haradinaj ka thënë se gjeneral Agim Çeku është prej kontribuesve të mëdhenj të luftës dhe ndërtimit të paqes.

“Gjeneral Agim Çeku është prej kontribuesve të mëdhenj të luftës dhe ndërtimit të paqes. Ai do ta kalojë edhe këtë sfidë. Faqebardhë!”, ka shkruar Haradinaj.

Ndryshe, ish-komandanti i shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Çeku është ftuar për intervistim sot nga Gjykatën Speciale për Krimet e Luftës në Hagë (Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar).

Gjeneral Agim Çeku është prej kontribuesve të mëdhenj të luftës dhe ndërtimit të paqes.
Ai do ta kalojë edhe këtë sfidë. Faqebardhë!

RH

Gepostet von Ramush Haradinaj am Donnerstag, 3. September 2020