Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka uruar shërim të shpejtë kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa i cili rezultoi pozitiv me Covid-19.

Haradinaj ka thënë se ky virus nuk duhet të injorohet pasi që po bëhet çdo ditë më i rrezikshëm.

“Virusi ekziston. Nuk duhet ta injorojmë. Nëse që të gjithë ballafaqohemi me të, sipas udhëzimeve, atëherë do e mposhtim, pa pasur nevojë për masa më të ashpra që do e dëmtojnë ekonominë tonë. I uroj shërim të shpejtë ish kryeministrit Mustafa dhe të gjithë atyre që janë duke u përballur me këtë virus. Bashkëndjej me të gjithë ata që humbën të dashurit e tyre. Falënderoj të gjithë qytetarët e ndërgjegjshëm, por në veçanti ata që janë në vijën e parë të përballjes me pandeminë, institucionet shtetërore, mjekët dhe stafin mbështetës, si dhe vullnetarët”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./21Media