Haradinaj kërkon nga institucionet të nisin Task-Forcën e Ushtrisë së Kosovës drejt Kroacisë
29 Dhjetor 2020
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kërkuar nga institucionet e Republikës së Kosovës që të nis Taskë-Forcën për kërkim-shpëtim drejt Kroacisë pas termeteve që ndodhën dy ditët e fundit atje.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë që edhe kombi ynë ka kaluar në situata të tilla.
“Kroacia është në situatë kritike pas disa tërmeteve që ndodhën dy ditët e fundit. Si komb që kemi kaluar në të tilla situata me humbje njerëzore dhe shumë dëme materiale, kërkoj nga institucionet e Kosovës që të niset Task-Forca për kërkim-shpëtim e Ushtrisë së Kosovës drejt Kroacisë”, ka shkruar Haradinaj.
Kroacia është në situatë kritike pas disa tërmeteve që ndodhën dy ditët e fundit. Si komb që kemi kaluar në të tilla…
Posted by Ramush Haradinaj on Tuesday, 29 December 2020