Kryetari  i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se Gjykata Speciale po dëmton perspektivën e Kosovës.

Një ditë pas propozim-aktakuzës për presidentin Hashim Thaçi dhe kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli, Haradinaj e cilësoi si të padrejtë për shqiptarët këtë gjykatë.

“Si Kosovë në një ditë si kjo shprehim përkrahje dhe respekt për gjithë bashkëluftëtarët tanë që ende po luftojnë për të dëshmuar pafajësinë e tyre, në këtë rast edhe për presidentit Thaçi dhe kryetarin Veseli e të gjithë tjerët. Kosova dëshiron drejtësi për gjithë viktimat pa marrë parasysh përkatësinë e tyre. Por Kosova është mbetur e vetmja nga ish- palët e luftës në Ballkan me një gjykatë vetëm për Kosovën. Një gjykatë e tillë ndërkombëtare në një mënyrë ose tjetër dëmton perspektivën tonë”, tha ai.

Këto komente Haradinaj i bëri në Gjilan gjatë inaugurimit të shtatores së heroit, Abdullah Tahiri. /kp