Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar masakrën serbe në Qyshk, në 22-vjetorin e saj.

Haradinaj ka thënë se Kosova është e mbushur me varre ku pushojnë qindra shqiptarë të ekzekutuar barbarisht nga shteti serb.

“Qyshku, Pavlani, Zahaqi dhe Llabjani janë adresë e lirisë. Masakrat ndaj civilëve të pafajshëm e të pambrojtur, janë tregues i çmimit të lartë për liri dhe shtet.
Kosova është e mbushur me varre ku pushojnë qindra shqiptarë të ekzekutuar barbarisht nga shteti serb, në tentim të spastrimit etnik, e shumë varre janë ende të zbrazëta. Drejtësia për këto krime duhet të vendoset sa më parë, nderimi për të rënët mbetet obligim i yni e vepra e tyre, udhërrëfyes në punën tonë të përditshme.
Lavdi e përjetshme të rënëve për liri!”, ka shkruar në Facebook Haradinaj./21Media