Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka shprehur ngushëllime kryetarit të Rahovecit, Smajt Latifi me rastin e vdekjes të vëllait të tij, Adem Latifi.

Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të Adem Latifit. Baci Malush, kryetar Smajl Latifi dhe e gjithë ju familja Latifi, pranoni ngushëllimet e mia dhe kolegëve nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.