​Haradinaj për shtrenjtimin e rrymës: Çmimi i mashtrimit të Qeverisë Kurti

 
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas paralajmërimeve për shtrenjtim të energjisë elektrike.
Haradinaj ka kritikuar Qeverisjen Kurti, duke thënë se po godasin mirëqenien e qytetarit në shifra tepër të mëdha.
Haradinaj ka thënë se çmimi i energjisë nuk është ngrit me 9%, por është “rrit aq sa as mafia energjetike nuk e ka pritur”.
“Ndarja tarifore që nënkupton rritje minimale për shpenzuesit prej 600 kilovat është mashtrim që nuk mbulohet. Rritja do të jetë shumë më e madhe për të gjithë që jetojnë në Kosovë kurse banesat dhe shtëpitë e zbrazta të diasporës tonë dhe mijëra apartamente të zbrazta nuk do të mjaftojnë që të maskojnë dëmin që do të ketë xhepi i qytetarit. Ju qeveri e VV-së mbase mund edhe të mburreni se po reduktoni shpenzimet e administratës publike e bile edhe në kuvend ju mund të pini ujë nga ujësjellsi por ju po goditni në mirëqenien e qytetarit në shifra tepër të mëdha”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./21Media

Back to top button