​Haradinaj përshëndet emërimin e Latifit në krye të Ministrisë së Shëndetësisë

 
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përshëndetur emërimin e Dr. Rifat Latifit në postin e ministrit të shëndetësisë dhe i ka uruar sukses atij.
Haradinaj ka shpërndarë një fotografi me tashmë ministrin e Shëndetësisë, të shkrepur në maj të këtij viti në shtëpinë e tij në Gllogjan.
“Përshëndes emërimin e kirurgut të njohur Dr. Rifat Latifi në detyrën e Ministrit të Shëndetësisë. I uroj sukses në fuqizimin e shëndetësisë në Kosovë dhe në ruajtjen e shëndetit të qytetarëve”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot e emëroi doktor Rifat Latifin në krye të Ministrisë së Shëndetësisë./21Media

Back to top button