Haradinaj thotë se vendimi i qeverisë ka shkelur të drejtat e qytetarëve

Haradinaj thotë se vendimi i qeverisë ka shkelur të drejtat e qytetarëve

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se qeveria e shkarkuar është cenuesi kryesor i Kushtetutës së vendit.

Haradianj  ka kundërshtuar vendimin e ri të Ministrisë së Shëndetësisë rreth masave të reja që kanë të bëjnë me kufizimin e lëvizjes së qytetarëve.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se një vendim i tillë nuk mund të zbatohet dhe se qytetarëve u janë shkelur të drejtat.

Sipas tij, atyre u është pamundësuar të kryejnë detyrat bazike me kohën e caktuar prej 1 orë e 30 minuta.

Në fund ai, ka kërkuar nga qeveria në detyrë që ”ta respektoj Kushtetutën dhe t’i zbatojë ligjet në vend”, ka shkruar Haradianj./21Media