Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Daut Haradinaj ka përgëzuar Bashkim Ramosaj për punën që ai po bën si kryetar i Komunës së Deçanit.

Haradinaj në një postim në Facebook ka shprehur besimin se Ramosaj do të marrë serish besimin e AAK-së edhe për një mandat.

“Kryetar, e gëzofsh besimin e AAK-së edhe për një mandat, dhe në të njëjtën kohë uroj që të punosh si deri tash”, shkruan Haradinaj, krahas një fotografie të publikuar së bashku me Ramosajn në Facebook.