Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka vizituar sot varrezat e hebrenjve në Prishtinë.

Ai në një postim në Facebook ka thënë se shqiptarët kanë treguar kujdes të veçantë për hebrenjtë.

“Se shqiptarët kanë treguar kujdes të veçantë për hebrenjtë, e dëshmon edhe ky kompleks i vjetër me varret e tyre, që ruhet dhe mirëmbahet nga populli ynë. Njohja nga Izraeli vetëm sa e forcon këtë lidhje!”, ka shkruar Haradinaj.

Se shqiptarët kanë treguar kujdes të veçantë për hebrenjtë, e dëshmon edhe ky kompleks i vjetër me varret e…

Posted by Daut Haradinaj on Sunday, 18 October 2020