​Haradinaj-Stublla: Do të kërkojmë nga ndërmjetësuesi evropian angazhim në njohjen e pesëshes së BE-së

 

 

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj – Stublla, së bashku me ministrin e Drejtësisë, Selim Selimi, kanë zhvilluar një takim miqësor me Richard Grenell, i deleguar presidencial për dialogun ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Pas një dite plot ngjarje e zhvillime, bashkë me Ministrin Selim Selimi patëm takim miqësor me të deleguarin presidencial për dialog ambasadorin Richard Grenell. E falënderuam për angazhimin e jashtëzakonshëm të tij për të mbajtur lartë në agjendën amerikane Kosovën dhe interesat e saj ekonomike, duke mos harruar të angazhohet edhe për forcimin e subjektivitetit tonë, siç është njohja historike nga shteti i Izraelit”, ka deklaruar ministrja Haradinaj-Stublla.

Ndërsa ka theksuar se me të drejtë, Kosova do të kërkojë angazhim të shtuar edhe nga ndërmjetësi evropian, specifikisht për njohjet nga pesëshja e BE-së.

Do të punojmë fort ditëve në vijim për të forcuar më tutje këtë drejtim të ri të shtetit tonë”, është shprehur ministrja Haradinaj-Stublla.

Back to top button