Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me homogolun nga Letonia, Edgars Rinkēvičs.

Duke e falënderuar për përkrahjen e hershme që Letonia ka dhënë për pavarësinë e Kosovës, ministrja Haradinaj-Stublla ka ritheksuar nevojën për thellimin e marrëdhenieve dypalëshe, dhe zgjerimin e gamës së bashkëpunimit bilateral.

Me këtë rast Haradinaj-Stublla ia ka rikonfirmuar holomogut të saj gatishmërinë e Republikës së Kosovës, për njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, konform integritetit territorial të Kosovës dhe Kushtetutës së saj.

“Rikonfirmova gatishmërinë e Kosovës për arritjen e njohjes reciproke me Serbinë, duke respektuar integritetin territorial, rendin kushtetues dhe karakterin unitar të Kosovës”, është shprehur ministrja Haradinaj-Stublla.

Ndërkaq ka kërkuar që edhe Letonia të jetë zë i fuqishëm, së bashku me shtetet tjera baltike në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, tani që presim përmbylljen nën presidencën gjermane./21Media