Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka zhvilluar sot një video konferencë me ambasadorin e Çekisë në Kosovë, Pavel Bilek.

Me këtë rast ministrja Haradinaj-Stublla ka vlerësuar lart angazhimin e Republikës së Çekisë të dhënë për Kosovën.

Në bisedë me ambasadorin Bilek, kryediplomatja Haradinaj-Stublla është shprehur se “Kosova është mirënjohëse për angazhimin e Çekisë në mbështetje të konsolidimit ndërkombëtar, në procesin e integrimeve Euro-Atlantike si dhe në proceset e demokratizimit dhe rimëkëmbjes së vendit”.

Me këtë rast Haradaniaj-Stublla ka shtuar se “Kosova dhe Republika Çeke, kanë arritur të ndërtojnë marrëdhënie të mira bilaterale dhe se avancimi i këtij partneriteti politik dhe diplomatik, është në interes dypalësh”.