Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla është deklaruar para takimit të palës kosovare me atë serbe në Shtëpinë e Bardhë.

Ajo ka treguar se në këtë takim pala kosovare do të hyjë me parime të pa negociueshme, siç janë ruajtja e integritetit territorial, rendit kushtetues, dhe karakterin unitar të Republikës së Kosovës, me objektivin e vetëm për njohje reciproke me Serbinë.

“Është ora 7 mëngjes këtu në Uashington DC, tek po nisim një ditë kaq të rëndësishme për Kosovën. Rolin aktiv amerikan në dialog e kemi kërkuar shumë gjatë. Sot delegacioni i Kosovës që hyn në Shtëpinë e Bardhë ka mandat dhe mirëbesim të dialogojë vetëm si shtet i pavarur dhe sovran përballë Serbisë, e cila do të duhej të ndihet e turpëruar që ulet në tavolinë përballë Kosovës në disavantazh, pa kërkuar falje për krimet gjenocidale, dhe pa vënë para drejtësisë kriminelët e luftës. Sot delegacioni i Kosovës ulet përballë Serbisë me këto parime të panegociueshme: ruajtjen e integritetit territorial, rendit kushtetues, dhe karakterin unitar të Republikës së Kosovës, me objektivin e vetëm për njohje reciproke me Serbinë. Çdo gjë tjetër jashtë kësaj kornize parimesh, është në kundërshtim me interesat e Kosovës dhe NUK BESOJ se kemi rrezik për t’u shqetësuar. Përkundrazi: të gëzohemi sot, dhe të lirojmë frymën e mbajtur brenda nesh deri tash. Rruga deri këtu nuk ishte e lehtë dhe pa pengesa.Jemi këtu sepse Kosova nuk u zbraps kur ishte vështirë, dhe qëndroi e palëkundur në të drejtën e saj”, ka shkruar Haradinaj-Stublla në një postim në Facebook.

Të nderuar bashkëqytetarë,

Është ora 7 mëngjes këtu në Uashington DC, tek po nisim një ditë kaq të rëndësishme për…

Gepostet von Meliza Haradinaj-Stublla am Donnerstag, 3. September 2020