Shefja e diplomacisë kosovare Meliza Haradinaj-Stublla ka biseduar sot përmes telefonit me kryetarin e Komunës së Preshevës Shqipërim Arifi, pasi ky i fundit bëri të ditur se ndodhet për trajtim në spitalin e Nishit për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore.

Haradinaj-Stublla i ka dëshiruar shërim sa më të shpejtë kryetarit Arifi, duke thënë se ai e ka derën të hapur për trajtim të sigurt mjekësor edhe në Kosovë.

“Bisedova shkurt me kryetarin e Preshevës, bashkëkombësin e mikun Shqipërim Arifi. I dëshirova shërim të shpejtë, me shpresën se po merr kujdesin e duhur shëndetësor në Serbi. E sigurova që në çdo moment e ka derën hapë për trajtim të sigurt edhe në Kosovë”, ka shkruar Haradinaj-Stublla në Twitter.

Kryetari i Preshevës sot ka bërë të ditur se gjendja e tij shëndetësore është e rëndë, pavarësisht se testi për COVID-19 kishte rezultuar negativ.