Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla ka thënë se dalja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës për të votuar listën e përbashkët të tyre, është detyrë parësore për avancimin e idealeve kombëtare dhe realizimin e të drejtave shtetërore.

Haradinaj-Stublla përmes një postimi në Facebook ka deklaruar se përkrahja dhe rreshtimi pas Koalicionit të Luginës së Bashkuar paraqet shembull për unitetin e faktorit politik shqiptar në rajon dhe botë.

“Uniteti politik shqiptar në Luginën e Preshevës është i rëndësisë historike. Përkrahja dhe rreshtimi pas Koalicionit të Luginës së Bashkuar sot bëhet si një pikënisje shembull për unitetin e faktorit politik shqiptar në rajon e kudo në botë. Dalja e shqiptarëve të Luginës për të votuar listën e përbashkët të tyre sot, është detyra parësore për avancimin e idealeve tona kombëtare dhe realizimin e të drejtave shtetërore”, ka shkruar Haradinaj-Stublla në Facebook. /21Media