Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj – Stublla, në emër të Republikës së Kosovës dhe popullit të saj, ka uruar popullin e Republikës së Gabonit me rastin e Ditës së Pavarësisë.

Duke shprehur urime të përzemërta për popullin dhe institucionet e këtij shteti me rastin e 60- vjetorit të pavarësisë, ministrja Haradinaj – Stublla tha se Prishtina zyrtare do të angazhohet për thellimin e marrëdhënieve bashkëpunuese me Republikën e Gabonit.

Gaboni, vend ky në Afrikë, ka njohur Kosovën më 15 shtator 2011, ndërsa të dyja shtetet kanë vendosur marrëdhënie diplomatike më 5 mars 2014./21Media