Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, ka uruar presidentin e ri të SHBA-ve, Joe Biden.

Haradinaj ka ndarë një foto me presidentin e ri amerikan, teksa ka thënë se do të vazhdojnë bashkëpunimin drejt forcimit të lidhjes strategjike mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.

Shfrytëzoj rastin të uroj mikun tim të kamotshëm Joe Biden, për fitoren në zgjedhjet presidenciale në SHBA, si dhe znj. Kamala Haris për arritjen historike si nënpresidentja e parë femër. Të vazhdojmë bashkëpunimin tonë drejt forcimit të lidhjes strategjike mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara“, ka shkruar kreu i AAK-së.