Kampioni i Botës në Boks, Robin Haxhi Krasniqi, sot do të mbaj një konferencë për media në orën 11:00.

Aty, Krasniqi do të flas për arritjen e tij të fundit, ku e fitoi titullin e Kampionit të Botës në boks, duke e mposhtur gjermanin Bosei me nokaut në raundin e tretë.

Ai ka thënë se vjen në Prishtinë për ta sjellur titullin në Prishtinë si dhe amanetin në vend.

Rrugëtimi im në sport nuk do ta kishte madhështinë që e ka pa juve. Gazetarë të dashur, faleminderit për gjithçka që keni bërë deri më sot për punën time. Rrugët tona nuk ndahen tani, madje besoj se do të punojmë fuqishëm në ngritjen e sportit e në krijimin e Majlindave, e Robinëve të ri. Andaj ju ftoj të gjithëve që me datë 15.10. në ora 11:00 të mbajmë një konferencë për media në Swiss Diamond Prishtinë. Le ti japim përgjigje të gjitha pyetjeve, le ta sjellim titullin në Prishtinë e amanetin në vend“, ka shkruar Krasniqi në Facebook.