Robin Haxhi Krasniqi, boksieri Kosovar i cili së fundi u shpall kampion i botës në boks, në kategorinë WBA dhe IBO, sot ka qëndruar në Kosovë, ku fillimisht mbajti një konferencë për media.

Në këtë konferencë, Krasniqi, deklaroi se suksesin e tij ia dedikon edhe familjes Jashari dhe përulet para sakrificës së saj për Kosovën.

Gjatë ditës, Krasniqi, qëndroi te kullat e Jasharajve ku bëri foto me të pranishmit dhe me trofetë e fituar nga ai.