Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka paralajmëruar padi ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit.

Në një postim në Facebook, Haxhiu ka thënë se prokuroria nuk duhet të qëndroj e heshtur karshi deklaratave të Thaçit.

“Thaçi ka humbur toruan! President shpifës që do të përgjigjet për akuzat e rënda.Ai tha se familjarët e Albulena Haxhiut kanë laborator droge! Qysh nesër do të deponojmë padi për këtë shpifës të paskrupullt.Në anën tjetër prokuroria nuk duhet të qëndroj e heshtur karshi këtyre deklaratave të tij! Duhet ta thërras për dëshmi”, ka shkruar Haxhiu në Facebook./21Media