Anëtari i Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Bekim Haxhiu ka thënë se spitalet janë në limitin e fundit para kolapsit.

“Pas më shumë se 8 muaj punë intenzive stafi mjekësor dhe ai mbeshtetës është i stërlodhur. Ka probleme substanciale organizative, profesionale , shëndetësore dhe të menaxhimit të situatës”, ka thënë ai, derisa ka lutur qytetarët të kujdes sepse  siç tha ai situata është në limitet e kapciteteve shëndetësore dhe humane, është buzë kolapsit!

Haxhiu nëpërmjet një postimi në “Facebook” ka thënë  se Klinikat me COVID-19 janë shëndrruar në vatra kryesore të përhapjes së coronavirusit. “Dhomat e pacientëvetë të infektuar me coronavirus janë të mbushura me familjarë, po ashtu koridoret përplot me civilë e familjarë të pacientëve. Në këto koridore nuk mund të gjesh as edhe një sterilizues, nuk ka as aparata për dezinfektim. Po ashtu nuk ka vi ndarëse me ambientet e kontaminuara dhe kjo rezulton me përhapje të virusit nga klinikat., ka shtuar ai.

Haxhiu ka dhe një propozim për Minsitrinë e Shëndetësisë. Ai ka propozuar që të bëhet rifreskimi i stafit duke angazhuar edhe vullnetarë. “Të fillojnë punën menjëherë specializantët e pranuar në mënyrë vullnetare deri me 31.12.2020 dhe me pasë me pagesë nga viti i ardhshëm. Të krijohen ekipet mjekësore profesionale për kujdes dhe trajtim të pacientëve në të gjitha klinikat me COVID-19. Të punohet urgjentisht në përgaditjen e hapësirave për pranim të numrit edhe me të madh të pacientëve të mundshëm”, ka shruar ai.

Mbi 900 pacientë të infektuar me koronavirus po mjekohen në Qendrën Klinike Univeristare të Kosovës dhe në Spitale rajonale. Numri i lartë i të infektuarve ka bërë që kapacitetet spitalore të stërngarkohen. Në ShSKUK janë vetëm edhe 100 vende të lira për pacientët me koronavirus. Ndërsa në Ministrinë e Shëndetësisë thonë se janë duke punuar për zgjerim të shtretërve./21Media