Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu sot ka vizituar burgun e Dubravës.

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu thotë se gjatë kësaj vizite ajo kaka dëgjuar një rrëfim nga Enver Dugolli, përkitazi me masakrën që kishte ndodhur në këtë burg.

Ajo ka thënë se masakra që është bërë në Dubravë është një ndër krimet më të brutale të shekullit.

Ishte rast më i mirë për të dëgjuar prej tij rrëfimin mbi çka ndodhur gjatë atyre ditëve kur kryhej gjuetia më makabre e njerëzve. Nga njëra anë ishte ushtria pushtuese e Milosheviçit që gjuante me të gjitha armët mbi të burgosur politikë te pambrojtur. Dubrava u kthye në një skenë madhështore të eksterminimit masiv. Është një ndër krimet më të brutale të shekullit“, ka shkruar ndër të tjera Haxhiu në Facebook.

Në fund Haxhiu ka thënë se data 22 maj na mbetet ende një problem ndërgjegjeje dhe drejtësie. /21Media