Ish ylli i Chelseas, Eden Hazard e ka pranuar se ka qenë tifoz i Arsenal-it në të kaluarën, për shkak të lojtarëve francez që kanë luajtur aty, raporton “talkSPORT”.

Belgu ka qenë pjesë e Chelsea-t për shtatë sezone, ku ka arritur të fitojë dy Premier Liga, dy Liga të Evropës, FA Cup dhe Kupën e Ligës angleze, para se të siguroj një transferim tek skuadra e Real Madrid-it.

Por, nuk kanë qenë “Blutë” ata që Hazard i ka përkrahur në të kaluarën. Ai ka qenë tifoz i rivalëve të Chelsea-t, skuadrës londineze, Arsenal.

“Kur isha i vogël, ekipi që e shikoja më shumë ishte Kombëtarja e Francës. Për mua, lojtarët që i kam përcjellur më së shumti ishin Zinedine Zidane dhe Thierry Henry, dhe është e vështirë për mua për shkak të lidhjes që kam me Chelsea-n, ta pranoj që në atë kohë, më pëlqente shumë skuadra e Arsenal-it”, ka thënë Hazard për “On The Front Foot”.

Që nga transferimi i tij tek Real Madridi, Hazard nuk është duke kaluar nëpër një formë të mirë, ku vazhdimisht është duke pësuar lëndime dhe para ca ditësh qarkulluan disa spekulime se ai mund të rikthehet në Premier Ligë te skuadra e Chelseas.