Ata që kanë pasur kontakt me të infektuarit në Topanicë, t’i lajmërojnë organet

Ata që kanë pasur kontakt me të infektuarit në Topanicë, t’i lajmërojnë organet

Nën udhëheqjen e kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, është mbajtur sot takimi i Komitetit për mbrojtje dhe shpëtim dhe Qendrës Operative Emergjente, në të cilin u tha se nuk ka asnjë rast të dyshuar me Covid-19, derisa pesë familje janë në vetizolim.

Haziri ka kërkuar nga qytetarët që kanë pasur kontakte me të infektuarit në Topanicë, t’i lajmërojnë organet.

“Shpërthimi i vatrës së re në Topanicë të Kamenicës, e cila është në distancë shumë të afërt me komunën tonë, tregon qartë se sa të pasigurt mund të jemi. I lus të gjithë ata që kanë pasur kontakte me të infektuarit e familjes Morina të Kamenicës, t’i lajmërojnë organet dhe të vetizolohen, për ta parandaluar përhapjen”, ka thënë Haziri.

Haziri ka njoftuar se po vazhdojnë t’i mbështesin familjet me gjendje të rëndë sociale, përmes pakove ushqimore e higjienike, ndërsa u ka bërë apel qytet arëve të qëndrojnë në shtëpi, pasi në këtë mënyrë do të jenë më të sigurt nga prekja me koronavirus.

Në Kosovë deri mbrëmë janë konfirmuar gjithsej 125 raste me koronavirus, prej tyre dhjetë janë të shëruar.