Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka thënë se sa i përket pandemisë Covid-19 ky vikend ishte i mirë, por që futja e xhandarmërisë serbe në Karaçevë e prishi qetësinë.

Ai theksoi se sot në këtë komunë është shënuar vetën 1 rast dhe 1 të shëruar.

#Dita149. Një uikend me lajme të qeta nga Gjilanit si përket përballjes me pandeminë #COVID-19. Por, patrullimi i xhandarëve serbë në Karaçevë, e prishi qetësinë. E kemi 1 të infektuar, 1 të shëruar, 577 të infektuar në total,, 373 të shëruar, 183 raste aktive dhe 21 të vdekur. Mostra në pritje i kemi 99. Apeloj që t’i respektoni masat mbrojtëse, maskat, distancën sociale dhe mbajtjen e higjienës kundër virusit të panjohur. Virusi nuk pyet çka e kush je. Të rrëzon përtoke e të merr me vete nëse nuk ruhesh!“, ka shkruar Haziri në Facebook.