Qeveria e Kosovës vendosi ta nderojë Beau Biden, birin e ndjerë të kandidatit presidencial të SHBA-së Joe Biden, duke e emërtuar një pjesë të rrugës Gjilan- Ferizaj me emrin e tij.

Beau Biden, i cili ka shërbyer në Kosovë në kuadër të një misioni amerikan, vdiq në maj të vitit 2015 nga një sëmundje e rëndë.

E kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri sot ka përkujtuar Beau Biden pranë memorialit kushtuar atij.

“Në nderim të mikut e njeriut që e ndihmoi Kosovën, në luftë e në paqe. Memoriali dhe rruga Gjilan-Ferizaj, mban emrin e tij. Beau Biden do të përkujtohet çdo ditë. Sot, me arsye të madhe”, ka shkruar Haziri në Facebook.

Në nderim të mikut e njeriut që e ndihmoi Kosovën, në luftë e në paqe. Memoriali dhe rruga Gjilan-Ferizaj, mban emrin e tij. Beau Biden do të përkujtohet çdo ditë. Sot, me arsye të madhe!

Posted by Lutfi Haziri on Wednesday, 19 August 2020