Hendboll, fitore të favoritëve në përfundim të stinorit
16 Dhjetor 2019
Skuadrat favorite kanë shënuar fitore bindëse
Skuadrat favorite kanë shënuar fitore bindëse
Me tri ndeshjet e luajtura të dielën ka përfunduar stinori vjeshtor në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt).
Në ndeshjet e javës së 14-të, skuadrat favorite kanë shënuar fitore bindëse.
Prishtina fitoi ndaj Llapit me 57:28 për të mbetur nja hap prapa Besa Famgas, kampionit vjeshtor. Besa e ka përfunduar stinorin me 28 pikë, ndërsa Prishtina në vend të dytë me 26 pikë.
Kastrioti i Ferizajt ka fituar thellë ndaj Prizrenit me rezultat 49:28. Kastrioti ka përfunduar në vend të katërt me 18 pikë, dy më pak se Trepça që është e treta.
Fitore të thellë shënoi edhe Vushtrria ndaj Dritës, me rezultat 44:31. Vushtrria renditet e pesta me 15 pikë.
Rezultatet:
Prishtina – Llapi 57:28 (26:12)
Kastrioti – Prizreni 49:28 (18:13)
Vushtrria – Drita 44:31 (24:18).