Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Hidrodrini’ në Pejë, ka njoftuar konsumatorët se si pasojë e mungesës së reshjeve gjatë stinëve Dimër-Pranverë, ka filluar aplikimin e reduktimeve të ujit me orare të caktuara, për disa zona të mbulueshmërisë.

Sipas njoftimit të kompanisë, reduktimet vijnë, bazuar në strategjinë që askush të mos mbetet fare pa shërbimet e ujit.

“Për ta zbatuar këtë strategji, në këtë fazë, ju njoftojmë se fshatrat e Lugut të Leshanit dhe Lugut të Baranit, i nënshtrohet reduktimeve të përditshme nga ora 08:00 e mëngjesit deri në ora 19:00. Me aplikimin e kësaj strategjie, zonat të cilat kanë pësuar deri më tash, duke qenë pa ujë të pijshëm deri në 24 orë, siç ka ndodhur me Vitomericën dhe disa Bashkësi të mëdha në qytet (Pejë) me mungesë shtypjeje të vazhdueshme 24 orëshe, tani i rikthehen normalitet në shpenzim dhe orar të kontrolluar. Ritheksojmë se reduktimet pasojnë si rezultat i rënies së theksuar të nivelit të ujit në burime”, thuhet në njofitm

Oraret vlejnë deri në njoftimin e radhës, ndërkohë KRU ‘Hidrodrini’, rikujton konsumatorët se vazhdimisht, me të gjitha kapacitetet e veta, po merr masa të ashpra ndëshkuese për keqpërdoruesit e ujit.