Në kuadër të shënimit të 100 vjetorit të Tiranës si kryeqytet i Shqipërisë̈, muzeu lëvizës “Tirana vjen tek ti”, po vazhdon të ndalojë në qytete të ndryshme të Kosovës.

Muzeu lëvizës “Tirana vjen tek ti”, sot ka sjellë në Prishtinë historikun e Tiranës si kryeqytet i Shqipërisë̈ përmes fotografive dhe dëshmive tjera arkivore, të cilat pasqyrojnë̈ momente shumë dimensionale të kryeqytetit shqiptar.

Në hapjen e muzeut, nënkryetari i komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi, ka thënë se ky muze lëvizës synon promovimin e turizmit dhe kulturave në vendet shqip folëse. Ai ka theksuar se nisma e Tiranës duhet të transformohet në aktivitet tradicional vjetor.

Ndërsa, nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, ka thënë se në këtë 100 vjetor, vendosën që historinë e Tiranës të sjellin edhe në Prishtinë, derisa ka theksuar se bashkëpunimi në mes të dy kryeqyteteve nuk duhet të mungojë.

Muzeu lëvizës “Tirana vjen tek ti”, ka filluar rrugëtimin në trojet shqiptare më 16 shtator dhe përfundon nesër më 20 shtator në Preshevë./kp