Kombëtarja e Kosovës në futboll, në kategorinë e femrave, ka pësuar humbje të thellë përballë Holandës me rezultat 0-6 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Evropian.

Mysafirët treguan superioritet në lojë që nga minuta e parë e ndeshjes. Çështja e fituesit të këtij takimi u zgjidh brenda 45 minutave të para, ku Holanda realizoi katër gola.

Epërsia fillestare e mysafirëve erdhi pas vetëm 11 minutave lojë, kur van de Donk me një goditje të bukur mposhti portierën e Kosovës, Florentina Kolgeci.

Pastaj në vazhdim të pjesës së parë, mysafirët realizuan edhe tre gola përmes Snoeijs që realizoi dy gola në minutat 31′ dhe 44′ si dhe Martens në minutën e 34′.

Në pjesën e dytë, Kosova shfaqi lojë më stabile, por që nuk pati asnjë gol të realizuar dhe rezultati final i ndeshjes ishte Kosova 0-4 Holanda.

Në grupin A, kryeson Holanda me 27 pikë, kurse Kosova pozicionohet në vendin e katër me 10 pikë të mbledhura.