Sipas Hooper, administrata amerikane po synon një marrëveshje gjithëpërfshirëse

Sipas Hooper, administrata amerikane po synon një marrëveshje gjithëpërfshirëse

Ish-zyrtari i Departamentit amerikan të Shtetit, James Hooper ka deklaruar se synimi është përmbyllja e konfliktit Kosovë-Serbi dhe nëse kjo nuk ndodhë, rreziku për Kosovën është që mund ta humbas mburojën ushtarake amerikane.

Sipas tij, administrata amerikane po synon një marrëveshje gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai është shprehur se do të ketë komponentë territorial në demarkacionin e kufirit. “Nëse Kosova dëshiron fundin e konfliktit me Serbinë, duhet të pajtohet me faktin se marrëveshje duhet të ketë komponentë territorial. Ndryshe nuk do të ketë një marrëveshje gjithëpërfshirëse. Të dyja palët duhet të marrin shumë nga ajo çfarë duan, por asnjëra krejt çfarë dëshiron. Ky është kompromisi. Por, do të ketë elemente territoriale në marrëveshje.”, ka thënë ai.

Hooper në një intervistë për Zërin e Amerikës ka thënë se administrata amerikane ishte e pakënaqur me qasjen e qeverisë së kryeministrit tashmë në detyrë të Kosovës, Albin Kurtit.