Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, tha se deklaratat e zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj janë duke u shtrembëruar.

Hoti këto komente i bërë pas nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit për mbështetjen financiare të projektit “Kujtesa e Kosovës: Rrëfimet e të mbijetuarve të masakrës së Krushës së Madhe”, në mes Ministrisë së Kulturës dhe Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, ku ishte prezent edhe kryeministri Hoti.

“Nëse ka pasur përkushtim për zgjidhjen e çështjes së të pagjeturve ndonjëherë ka në këtë qeveri, nuk ka munguar përkushtimi as në qeveritë e kaluara. Deklaratat që i ka dhënë z.Selmanaj janë totalisht duke u shtrembëruar nga persona të caktuar. Nëse o të kishte një element më të vogël në bindje ose në deklaratat z.Selmanaj ose të cilido anëtarë të qeverisë, jo të stafit politik po cilido zyrtar të shtetit që do të binte ndesh me parimet e funksionimit tonë dhe që në çfarëdo forme do të cenonte ose do të fyente, t’i bënte të ndihen keq familjarët e të pagjeturve, unë i pari i qeverisë do t’iu kërkoja falje atyre dhe do të merrja menjëherë veprimet e nevojshme, por e vërteta nuk është ashtu. Nëse dikush nga familjarët e të pagjeturve ose kushdo tjetër është ndjerë keq nga informatat e shtrembëruara për deklarimet e z.Selmanaj edhe për atë iu kërkojë falje, por e vërteta nuk qëndron ashtu siç po thuhet publikisht”, tha ai./kp