Hoti e konsideron marrëveshjen si fitore dhe hap të madh drejt njohjes reciproke
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti pas nënshkrimit të marrëveshjes me Serbinë në Shtëpinë e Bardhë, ka dhënë detaje për pikat që parasheh marrëveshja për normalizim të marrëdhënieve ekonomike në mes dy vendeve, duke theksuar se kjo marrëveshje duhet të shihet si një hap të madh drejt finalizimit të marrëveshjes për njohje reciproke.
Hoti në një konferencë të përbashkët me delegacionin e Kosovës, ka thënë se kanë arritur marrëveshje për bashkëpunim ekonomik me Serbinë, që është edhe hap drejt njohjes reciproke me Serbinë.
“Siç e dini marrëveshja është për normalizim të marrëdhënieve ekonomike në mes dy vendeve, si hap i parë drejt normalizimit të plotë dhe njohjes reciproke në mes dy vendeve. E para janë projektet e mëdha që i kemi paralajmëruar që përfshinë autostradën Prishtinë-Merdarë, që përfshinë hekurudhën Prishtinë Merdarë, që përfshin studimin e fizibilitetit për hekurudhë që e lidh Prishtinën me detin Adriatik dhe mbështetje të madhe për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Dhe gjithashtu investime në energjetik përmes sjelljes së gazit në Prishtinë dhe ndërtimit të termocentralit me gaz dhe rrjetit shpërndarës të gazit në Kosovë. Të gjitha këto marrëveshje kapin shumën mbi 1 miliard euro“, tha ai.
Hoti tha se njohja e pavarësisë nga Izraeli, është një lajm i jashtëzakonshëm.
“E falënderova për gatishmërinë e shtetit të Izraelit për ta njohur shtetin e Kosovës dhe u dakorduam që menjëherë të vendosim marrëdhënie diplomatike në mes dy vendeve dhe ne nuk do të vonohemi….7.43..duhet ta shohim këtë marrëveshje si një hap të madh drejt finalizimit të marrëveshjes finale me njohje reciproke”, tha ai.
Hoti tha se ka edhe marrëveshje tjera siç është funksionalizimi i pikës doganore në Merdare, ku do të vendoset zyrtaret e Kosovës dhe Serbisë, gatishmëria për të hyrë në minishengen.
Ai përmendi edhe stopimin që do ta bëjë Kosova për një vit sa i përket kërkesës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe ndërprerjen e lobimit të Serbisë për çnjohje të shtetit të Kosovës, duke shtuar se pa mbështetjen e ShBA-ve, nuk mund të aplikojnë për në këto organizata.
Kurse, ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradianj-Stublla, ka thënë se si AAK pajtohen për këtë marrëveshje.
“Jo vetëm që jemi por ende kemi dhënë kontribut të konsiderueshëm për këtë marrëveshje, sidomos për Ujmanin ku ne kemi bërë marrëveshje bilaterale me SHBA dhe jo trilaterale me Serbinë”, tha ai.
Përndryshe, kryeministri Hoti shtoi se nuk është marrëveshje që kërkon ratifikim në Kuvend të Kosovës, pasi janë zotime që ka marrë Qeveria e Kosovës.