"Duhet masa të shpejta për të parandaluar daljen e firmave nga tregu dhe mbylljen e tyre"

“Duhet masa të shpejta për të parandaluar daljen e firmave nga tregu dhe mbylljen e tyre”

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka shprehur qëndrimet  për parandalimin e mbylljes së vendeve të punës dhe binzeseve për shkak të koronavirusit.

Avdullah Hoti dhe Arben Gash inga LDK-ja takuan sot  përfaqësues të Odës Ekonomike të Kosovës dhe Odës Ekonomike Amerikane bashkë me disa biznese.

Hoti tha se gjatë këtij takimi shprehën këto qëndrime:

Sa i përket mbështetjes së menjëhershme, duhet masa të shpejta për të parandaluar daljen e firmave nga tregu dhe mbylljen e tyre. Nëse firmat mbyllen tani për shkak të krizës, do të jetë shumë më e kushtueshme për shtetin të kthejë prapë ato në treg. Masat e propozuara nga Qeveria në detyrë janë jo komplete dhe të pazbatueshme në praktikë. Ato masa kërkojnë ndryshimin e Ligjit të Buxhetit për 2020, e cila gjë nuk mund të bëhet me një Qeveri në detyrë.

Ndërkaq, masat afatgjata duhet të sigurojnë rimëkëmbje ekonomike në pjesën e dytë këtij viti dhe më 2021. Këto masa duhet të mobilizojnë të gjitha burimet e financimit për biznese:

(a) Për bizneset e mëdha, mbështetja mund të jetë përmes kredive me greis periudhë të gjatë dhe me normë shumë të ultë të interesit, si dhe duke parë mundësinë e aranzhimit të kohës së pagesës së obligimeve tatimore.
(b) Për ndërmarrjet e vogla dhe mikrondërmarrjet, mbështetja duhet të jetë e drejtpërdrejt duke financuar kapitalin fizik dhe kostot operative afatshkurtra.
(c) Për bizneset bujqësore, përpunuese të produkteve bujqësore e blegtorale, si dhe për bujqit, mbështetja duhet të jetë masive, e menjëhershme dhe e drejtpërdrejt, e targetuar në produkte me produktivitet më të lartë, e cila mbështetje siguron që të zvogëlojmë brenda dy viteve varësinë nga importi i produkteve bujqësore. Kjo është gjithashtu me rëndësi sepse bujqësia dhe zinxhiri prodhues e përpunues bujqësor është intensiv në faktorin punë, pra angazhon mjaft fuqi punëtore. Investimet kapitale në bujqësi duhet koncentruar urgjent në rritjen e sipërfaqeve nën ujitje, e cila e rrit produktivitetin shumëfish./21Media

 

 

Bashkë me z. Arben Gashi, Kryetar i Grupit Parlamentar të LDK-së, kemi takuar Odën Ekonomike të Kosovës dhe Odën…

Gepostet von Avdullah Hoti am Sonntag, 12. April 2020