Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se ballafaqimi me pandeminë koronavirus është sfidë globale dhe sakrificë për secilin që është në vijën e frontit.

Gjatë një takimi me përfaqësuesit e shoqatave të profesionistëve shëndetësorë, Hoti thotë se së bashku me ministrin e Shëndetësisë Armend Zemaj iu kanë premtuar mbështetje të mëtutjeshme dhe koordinim të ngushtë për të mënjanuar mundësinë e përhapjes së një vale të dytë të virusit.

“Ftoj qytetarët që t’i ndihmojmë ata që janë në vijën e parë të frontit dhe të mbrohemi, duke i ndjekur rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, për të parandaluar përhapjen e mëtutjeshme të virusit”, ka shkruar Hoti në Facebook./21Media

Ballafaqimi me virusin #COVID19 është sfidë globale dhe sakrificë për secilin që është në vijën e frontit.

Bashkë me…

Posted by Avdullah Hoti on Wednesday, 10 June 2020