Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti e ka uruar Lumir Abdixhikun për zgjedhjen e tij në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Hoti ka thënë se Abdixhiku ku do ta ketë mbështetjen e plotë të të gjithëve.

Në një postim në Facebook Hoti ka falënderuar edhe kryetarin e deritanishëm Isa Mustafa, i cili pas 11 vjetësh në krye të LDK-së pati dhënë dorëheqje pas debaklit në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Urime Kryetarit Abdixhiku, shëndet e suksese. Do ta ketë mbështetjen e plotë të të gjithëve. Na presin sfida. Falënderime z. Lutfi Haziri dhe z. Besian Mustafa për kontributin e tyre në këtë garë”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Lumir Abdixhiku sot u zgjodh kryetar i LDK-së. Delegatët e Kuvendit të Jashtëzakonshëm zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës sot vendosën që kryetar i ri i kësaj partie të jetë Lumir Abdixhiku. Ishin afër 350 delegat që votuan pro Abdixhikut, derisa ai, kundër kandidatë pati Lutfi Hazirin dhe Besian Mustafën./21Media