Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti tha se ka lejuar të mbahen zgjedhjet në veri të Kosovës, siç ka ndodhur edhe më herët nëpërmjet OSBE-së.

Ai këto komente, i bëri gjatë vizitës në Pejë, u ndal edhe te vizita në Washington,  tha se presin që të rifillojë dialogu me Serbinë

“Nga viti 2011/2012, ka një aranzhim në mes institucioneve të Kosovës dhe partnerëve tonë ndërkombëtar të mbledhjes së votave në Kosovë. Unë kam leju mbajtjen, të njëjtat aranzhime më herët për këto lloj zgjedhje edhe tash përmes OSBE-së”, tha ai. /kp