Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti sot është takuar edhe me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, të cilit i kërkoi liberalizimin e vizave për Kosovën.

Hoti këtë e bëri të ditur përmes një postimi në Facebook.

“Sot takova presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, të cilin e njoftova për prioritetet e Qeverisë së Kosovës, siç është procesi i liberalizimit të vizave, menaxhimi i pandemisë të shkaktuar nga COVID 19, pakoja e rimëkëmbjes ekonomike, si dhe për përkushtimin e Qeverisë së Kosovës në forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit”, shkroi Hoti.

Ai tutje shkroi se gjatë këtj takimi theksoi se liberalizimi i vizave mbetet ndër çështjet më urgjente në raport me Bashkimin Evropian, dhe rëndësinë që ka përmbyllja e këtij kapitulli, në mënyrë që qytetarët e Kosovës sikurse edhe fqinjët e tyre të mund të udhëtojnë lirshëm në vendet e BE. /21Media