Mandatari për formin e qeverisë së re, Avdullah Hoti, duke komentuar mbeldhjen e sotme të qeverisë në detyrë tha se ministrat e LDK-së treguan tjetër kulturë të qeverisjes.

“Që është respektimi i institucionit dhe i shtetit të Kosovës, por edhe moslejimi i cenimit të integritetit personal dhe institucional.”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Ai tutje u zotua se në qeverinë e re do të promovohet kulturë institucionale sipas standarteve evropiane.

“Me votimin e Qeverisë së re, do të marrë fund qeverisja arbitrare, e mbështetur nga struktura jashtë politike e militante, që ka vënë institucionet e shtetit në funksion të partisë, që e ka polarizuar shoqërinë dhe ka dëmtuar partneritetet ndërkombëtare.”, ka shkruar Hoti.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, raportoi për 100 ditëshin e punës së tij. Kurti gjatë diskutimit të tij e përmendi regjimin e vjetër duke aluduar edhe në LDK-në. Reaguan dy ministra nga radhët e kësaj partie./21Media