Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti tha se qeveria që drejton do të mbetet e përkushtuar në luftimin e pandemisë Covid 19.

Shefi i ekzekutivit gjatë vizitës së tij në Ministrinë e Shëndetësisë tha se do të punojnë të fuqizohet sistemi shëndetësor.

Bashkë me kryeministrin Hoti një konference për medie ishte edhe drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani i cili tha se pandemia po menaxhohet mirë në Kosovë.