Kryeministri Avdullah Hoti nuk i është përgjigjur pozitivisht ftesës së Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut për të raportuar lidhur me çështjen e personave të pagjetur në kuadër të dialogut me Serbinë.

Kreu i qeverisë për këtë temë ka deleguar ministrin e Drejtësisë, Selim Selimi.

Ndërsa, ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj po ashtu ka deleguar një përfaqësues nga dikasteri i saj./kp